fbpx

Kristal

/
Kristal
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ka kohë që s’shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s’të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

Në s’gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s’ish harim.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Goditje e ekzekutuar në mënyrë perfekte, Trump falenderon Britaninë dhe Francën

Tjetra

Babai

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Mall

Ca pika shiu ranë mbi qelq. Për ty unë befas ndjeva mall. Jetojmë të dy në

Babai

Ai erdhi ne mbremje i pire afer vatres u ul, u step. Kasketa e vjeter, e