Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me menaxhmentin e KEK-ut, ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave.
Ai iu është përgjigjur pyetjes që gazetarët i kanë bërë se deri kur do të zgjasë procesi i liberalizimit të vizave.
Haradinaj ka treguar se është çështje javësh kur do marrin lajmin për vizat, transmeton Indeksonline.
Ai ka shtuar se për këtë temë është tejet aktiv. Sipas tij, do të ketë edhe takim në Bruksel ku Kosova do ndërmerr atë që i takon.
“Besoj që është interesim i të gjithë neve që të bëhet sa më shpejt, jom aktiv në këtë temë, kjo nuk besoj që do të shkojë në pa kufi ka ardh në 90- ditëshin do të marrim një afat të caktuar, po mendoj se lajmin për liberalizim të vizave mund të marrim çështje javësh, pastaj ajo shkon çështje muajsh për tu kryer kam edhe një vizitë në Bruksel me 18, nuk kam të premtuar asgjë, i keni parë qëndrimet e mija edhe në parlament edhe ato në publik. Kosova duhet të ndërmerr atë që i takon ose s’ka pse të merr pjesë në këto takime”, ka thënë Haradinaj