Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se para së te ketë zgjedhje të reja, primare të bëhet është liberalizimi i vizave, madje ka shtuar se taksa prej 10 për qind e vendosur për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina mund edhe të rritet.
Haradinaj këto komente i bëri pas takimit me Komisionin për Legjislacion, duke iu përgjigjur pretendimeve të Listës Serbe për posedimin e votave për rrëzimin e Qeverisë.
Para se të shkojmë në zgjedhje të reja njëherë duam ta bëjmë liberalizimin, para se të votojmë në Kuvend nuk kemi pse të spekulojmë kurdo që voton parlamenti është e qartë. Shpresoj që në seancën e ardhshme të i kemi të kryera këto detyra shtesë, këto nuk janë kusht për liberalizimin e vizave, kushtet janë përmbush, por që me dëshmuar se po shkojmë më tutje. Për Listën Serbe është vullnet i tyre politik dhe ne nuk e diktojmë atë, agjenda e Kosovës vazhdon
tha Kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë.
NEOGAZETA