fbpx

Kryeministri kritikon qytetarët; ta pastrojmë ambientin, pastaj kërkojmë liberalizim

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarët që hedhin mbeturina dhe nuk kujdesen për ambientin, do të ndëshkohen. Këto deklarata i bëri gjatë aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, që u organizua sot në komunën e Gjakovës.

Haradinaj tha se nuk mund të kërkohet liberalizim i vizave dhe në anën tjetër ta ndotim ambientin.

Dënimet, ndëshkimet kanë me qenë reale, pra nuk do të lejohet të vazhdohet si deri tani. Tash ne po mburremi me disa tema tjera. Mburremi se po bëjmë ushtri, se po hyjmë në Interpol, e lypim liberalizimin, a në fakt, shikoni si e hedhim bërllokun

raportohet të ketë thënë Ramush Haradinaj – Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Kurse, koordinatori i organizatës “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, bëri thirrje që pronat e përbashkëta të konsiderohen si të tilla dhe të mirëmbahen.

Ai tha se shpreson që nuk do të kenë nevojë të kthehen prapë në këtë hapësirë për të pastruar, e njëherësh njoftoi për procesin e punës së tyre.

Përndryshe, aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” nisi në shtator të këtij viti dhe do të zgjasë deri në dhjetor.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Agim Bahtiri: Ura ka me u hap, kush mendon ndryshe do t'i dalë punë me neve!

Tjetra

Italia gjobit kompanitë Apple dhe Samsung miliona Euro se ngadalsuan modelet e vjetra qëllimisht

TË FUNDIT NGA RUBRIKA