fbpx

Kryeministri Ramush Haradinaj uron Festën e Krishtlindjeve

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar qytetarët e Kosovës, të besimit katolik, me rastin e Festës së Krishtlindjeve.

Në urimin e Kryeministrit thuhet:

‘I nderuari Ipeshkv i Kosovës, të nderuar besimtarë katolik, Ju uroj Ditën e Bardhë të Krishtlindjes, me lutjet që në familjet tuaja dhe te të gjithë qytetarëve të Republikës sonë si dhe të huajve që shërbejnë në Kosovë, në misione të ndryshme, të mbretërojë mirëqenia dashuria dhe paqja.
Le të shërbejë kjo festë e faljes dhe solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve për të na bërë bashkë si njerëz dhe si shqiptarë, të na jep forcën që t’u gjendemi pranë atyre që janë në vështirësi e të përkujdesemi për të gjithë.
Në këtë ditë kujtojmë brezat që janë flijuar për një të sotme më të mirë, duke na bërë bashkë për ta ndërtuar një të nesërme me mirëqenie dhe progres për të gjithë qytetarët tanë. Gëzuar!’, thuhet në urimin e Haradinajt.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Frashër Krasniqi: LDK po vajton e Vetëvendosje po qet fall

Tjetra

Kadri Veseli: PDK gjithmonë fiton, sepse nuk frikësohet të marr përgjegjësi

TË FUNDIT NGA RUBRIKA