fbpx

Ramush Haradinaj viziton serbët në Obiliq: Masat e ndërmarra të qeverisë nuk do të prekin asnjë komunitet në Kosovë

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit nuk do të prekin asnjë komunitet në vend.

Haradinaj këtë deklaratë e bëri në një vizitë në Plemetin të Obiliqit, ku tha se komunitetit serb do t’i qëndrojnë afër gjithmonë, duke u kujdesur për mirëqenien e tyre.

Haradinaj po ashtu tha se Qeveria e Kosovës do të jetë në shërbim të mbrojtjes të së drejtës për një jetë më të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë në Facebook:

“Sot isha mysafir në familjen e Slavisa Jakovljeviq në Plemetin të Obiliqit, të cilën e sigurova se komunitetit serb do t’u qëndrojmë afër gjithmonë dhe do të kujdesemi për mirëqenien e tyre.

Mora konfirmimin nga ta se përkushtimi ynë institucional ka pasur ndikim drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së gjithsecilit dhe se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët!

Masat e ndërmarra nga Qeveria e vendit, nuk do të prekin asnjërin komunitet në vend, për më tepër janë në shërbim të mbrojtjes së të drejtës sonë, për një jetë më të mirë.

Sot patëm rastin që bashkë me komunitetin serb dhe të gjitha komunitetet e tjera në Obiliq të nisim edhe një projekt me rëndësi infrastrukturor, asfaltimin e rrugës Sitnica.

Ky përkushtim institucional nuk është vetëm sot dhe vetëm në këtë Komunë. Puna dhe përkushtimi ynë do të vazhdojë në secilën pjesë të Kosovës dhe për secilin qytetarë të saj, pa dallim etnie dhe pa dallim feje.

Sepse, Kosova e ka dëshmuara bashkëjetesën në multietnicitet”.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Stoltenberg paralajmëron pasoja serioze nëse vazhdohet me transformimin e FSK-së në Ushtri

Tjetra

Visar Ymeri: Përfshirja e PSD-së në proces i sjell risi dialogut

TË FUNDIT NGA RUBRIKA