Padyshim se të gjithëve u ka rënë në sy sa herë e keni parë Ibrahim Rugovën në ndonjë aktivitet jashtë zyrës së tij.
Një vajzë e veshur me të zeza, floktë të shkurtëra dhe të lidhura fort dhe më nje një shikim të mprehtë e pa buzëqeshje.
Kjo është Linda Muriqi femra e vetme në mesin e shumë burrave që kujdesej për sigurinë e Presidentit, Ibrahim Rugova.
Po ku ndodhet sot, ish- ushtarja e UÇK-së, e cila e la Amerikën dhe iu bashkua luftës për çlrimin e Kosovës në një moshë të re?!
Merret vesh se ajo bën një jetë mes New Yorkut dhe Pejës.
Një pjesë të kohës e kalon në Bronx atje ku ka familjen, kurse shpesh vjen edhe në Pejë, në vendlindjen e saj.
Kohëve të fundit Linda është parë në Kosovë në dasmën e vëllaut të saj, bokserit të njohur Elvir Muriqit.