Facebook po i paralajmëron përdoruesit rreth një mesazhi të rremë që po qarkullon në rrjete sociale, që thotë se llogaria e tyre është klonuar.
Ky virus inkurajon viktimat që të përcjellin mesazhin tek miqtë e tyre, duke iu thënë ‘prekeni forward’.
Klonimi i llogarisë ndodh kur dikush krijon një llogari dhe vjedhë të gjitha fotografitë dhe informacionet tuaja personale, dhe më pas i dërgon mesazh miqve tuaj për të nxjerrë informacione personale rreth jush, transmeton Gazeta Express.
Mesazhi virus thotë në gjuhën angleze:
“Përshëndetje… Mora një tjetër kërkesë miqësie dje nga ti… të cilën e injorova kështu që ndoshta do të dëshiroje ta kontrolloje llogarinë tënde”.
“Mbaje gishtin në mesazh derisa të paraqitet butoni ‘forward’ (përcill)… më pas kliko forward dhe dërgoja të gjithë miqve”.
“Mua mu desh ta bëja individualisht për çdo person. Paç fat!”.
Nëse e keni marrë këtë mesazh, nuk jeni hakuar – thjeshtë ky është një virus i dizajnuar për t’i mashtruar njerëzit.