fbpx

Kur e kanë plagos Agim Veliun më është përmendur emri – i shkova në zyre për t’u sqaruar

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Florim Ejupi në “Debat Plus” ka rrëfyer edhe një bisedë që ka pasur me Agim Veliun pak kohë pasi ky i fundit ishte plagosur në një atentat.

“Kur e kanë plagosë Agim Veliun më është përmendur edhe emri im, por unë nuk kam ditur asgjë. Pas një kohe një shokë me tregoi se jam përmendur dhe unë vendosa të shkojë në zyre të Agim Veliut që në atë kohë ishte kryetar i komunës”, rrëfen Ejupi.

Ai tregon se kishte hasur në mirëkuptim të Agim Veliut dhe gjithçka kishte shkuar mirë në këtë takim.

“Shkova te zyra e tij. Trokita në derë. I jam prezantuar kush jam. Më tha për çfarë ke ardhur. I thashë po dëgjojë fjalë të kafeve, kështu është puna. Agimi ishte njeri i mirë, i mençur. Më tha jo, së paku unë dhe familja ime nuk të kemi përmend. Më tha shko në shtëpi dhe mos dëgjo fjalët e kafeve”, rrëfen më tej Ejupi.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Sondazh: A duhet të shkarkohet Driton Selamanaj?

Tjetra

Deputeti i VV-së nxjerr të plotë fotografinë e Saranda Bogujeci me Daçiqin

TË FUNDIT NGA RUBRIKA