fbpx

Kurti apo Molliqaj? Të dielën mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur sot nënshkrimet e mjaftueshme të delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm për të mbajtur mbledhje të këtij organi më të lartë vendimmarrës ditën e diel. Këtë njoftim e ka bërë Lëvizja Vetëvendosje në faqen e saj zyrtare në Facebook. Kujtojmë se në këtë organizatë së fundmi janë shpërfaqur dallime të mëdha mes zyrtarëve të këtij subjekti, kryesisht në mes të Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt. Ky i fundit është shprehur kundër kandidimit të Kurtit për të parin e partisë.
Njoftimi i Vetëvendosjes në Facebook:

NJOFTIM PËR MBLEDHJEN E KËSHILLIT TË PËRGJITHSHËM TË LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Duke pasur parasysh obligimet statutore dhe kërkesat e proceseve funksionale që lidhen edhe me detyrimet ndaj KQZ-së, në përputhje me dispozitat dhe nenet e Statutit, si dhe me praktikat e funskionimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në cilësinë e Kryesusesit të Këshillit të Përgjithshëm, ju njoftoj për mbajtjen e mbledhjes së XXXI-të të Këshillit të Përgjithshëm këtë të diel, data 17 dhjetor 2017.

Kërkesat e përsëritura për thirrjen e mbledhjes së Kryesisë, në të cilën, pos të tjerash do të merrej edhe vendimi për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, për të bërë edhe shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, nuk patën marrë përgjigjen e kërkuar.

Sot paradite, në cilësinë e Kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kam marrë nënshkrimet e mbi 2/3 të delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm për të mbajtur mbledhje të këtij organi më të lartë vendimmarrës ditën e diel, data 17 dhjetor 2017. Kërkesa e nënshkruar nga shumica dërrmuese e delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm është e rregulltë dhe në përputhje me Statutin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe me Rregulloren e Organeve Vendimmarrëse.

Rrjedhimisht, mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm do të mbahet ditën e diel, data 17 dhjetor 2017, në “American School of Kosova” (ASK), në Prishtinë, në ora 11:30.
I ftoj të gjithë delegatët e Këshillit të Përgjithshëm të marrin pjesë në këtë mbledhje të rëndësishme të organit më të lartë vendimmarrës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Shpreh përcaktimin, vullnetin dhe besimin që edhe kjo mbledhje të zhvillohet në një klimë normale, në frymë demokratike, konstruktive, konsoliduese në pajtim me traditën e pasur dhe idealet e larta të Levizjes VETËVENDOSJE!

Me respekt,
Hydajet Hyseni
Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Lajmi i fundit: Dardan Sejdiu ka ofruar dorëheqjen në Vetëvendosje

Tjetra

“Le Figaro”: Shqiptarët, kampionë të azilkërkimit në Francë, në vend sundon korrupsioni

TË FUNDIT NGA RUBRIKA