fbpx

Kurti e pranon se gjuajtën gazin lotsjellës në Kuvend

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Albin Kurti, gjatë deklarimit të tij në Gjykatë, e ka pranuar se në Kuvend është përdorur edhe gazi lotsjellës për të kundërshtuar marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit 2015
Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, gjatë seancës gjyqësore ka thënë se kanë provuar me pipa fishkëllyes, me vezë, me ujë e me gaz lotsjellës që të mos e lejojnë “normalizimin” e Zajednicës dhe Demarkacionin me Malin e Zi, raporton Express.

“Kemi provuar me pipa fishkëllyes, me vezë e me ujë, e kemi provuar edhe me gaz lotsjellës që të mos lejojmë kurrsesi normalizimin e Zajednicës dhe demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Kurti në seancë.

Ai tha se kur nuk kishin pasur mundësi të flisnin për të kundërshtuar këto marrëveshje, kishin organizuar protesta brenda dhe jashtë Kuvendit.

“Kur na është pamundësuar që të flasim në seancat e Kuvendit për këto çështje dhe kur krerët shtetërorë në rastin më të mirë donin të vinin vetëm me një njoftim për Kuvendin, për marrëveshjet që kishin nënshkruar, ne filluam të organizojmë protesta edhe jashtë, edhe brenda Kuvendit. Të praktikonim padëgjueshmëri parlamentare”.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Prokurori heq dorë nga dëshmia e Kadri Veselit, Kurti fyen trupin gjykues

Tjetra

Haxhiu propozon disa emra që të dëshmojnë për gazin lotsjellës

TË FUNDIT NGA RUBRIKA