fbpx

Kurz për liberalizimin e vizave: Ende ka shtete shumë skeptike

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kancelari austriak, Sebastian Kurz pas takimit me presidentin Hashim Thaçi në një konferencë për media, ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kurz ka treguar se ende ka shtete të BE-së të cilat janë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave.

Ka pasur vendim pozitiv nga Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian, mirëpo tash pritet vendimi edhe Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian. Ende ka shtete të BE-së që janë shumë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave

ka deklaruar Kurz.

Kurz ka theksuar se BE-ja vazhdon të ketë pritshmërinë e saj për Kosovën në fushën e ligjit, si dhe normalisht që duhet të arrihen edhe disa hapa të tjerë që janë të rëndësishëm për heqjen e vizave.

Kancelari austriak po ashtu ka theksuar se si prioritet kryesor mbetet edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se duhet të arrihet një marrëveshje mes të dyja vendeve.

 

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Shaqiri nuk thirret nga ekipi për lojën në Beograd, Liverpool i shkon Crvena Zvezdas pa Kosovarin

Tjetra

Banorët në rrezik - Zjarri përfshinë fshatrat e Prishtinës

TË FUNDIT NGA RUBRIKA