fbpx

Kush do të fitonte në rast të luftës së III-të botërore?

/
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Bota për momentin është në situatë të lartë alarmante pas tensioneve të Rusisë me Amerikën mbi sulmet që Amerika me aleatët Britanikë dhe Francez kryen në Siri.

Shtoni ketu edhe pak ambicien e Koresë së Veriut dhe Kinës dhe do të gjeni një luftë në tavolinë.
Por kush do ta fitonte këtë luftë nese ajo do të ndodhte vërtetë?
Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përfshirë në një luftë fjalësh mbi zhvillimet e fundit në Siri.
Por është shumë e vështirë të thuhet kush do të fitonte në një konflikt të mundshëm.

Donald Trump kishte thënë se urdhëri i parë që kishte dhënë si President i SHBA-ve ishte renovimi dhe modernizimi i arsenalit nuklear të Amerikës, për të cilin ai tani pohon se është më i fortë e më i fuqishëm se kurrë më parë.
Korea e Veriut nderkaq ka qenë e pamëshirë në testet nukleare dhe tani besohet se ky shtet ka raketa me kapacitet për të goditur territoret Amerikane.
Amerika në tjetrën anë është i vetmi shtet në posdeim të gjeneratës së 5-të të avionëve luftarakë 187 F-22 dhe F-35 i cili nuk ka dalë akoma nga faza e testimit.

Megjithatë, Rusia është duke zhvilluar një avion luftarak të ri të pazbulueshëm te quajtur “The Ghost” që në shqip do të thotë “Fantazma”, dhe Kina është duke punuar në katër të tillë.

Por kush e ka ushtrinë më të fortë? Krahasimet bëni vetë!

Korea e Veriut ka afërsisht 1.02 milion personel ushtarak dhe 73 nëndetëse, më shumë se Rusia dhe Amerika.
Ky shtet poashtu ka qasje në 4,060 tanke, por ka vetëm 286 helikopterë dhe tri anije luftarake.

Në kontrast, Amerika ka vetëm 409.000 personel ushtarak aktiv, pavarësisht se shpenzon 611.2bilion dollarë në ushtri.
Megjithatë, SHBA-të poashtu komandojnë 5,437 helikopterë, 88 anije luftarake, 2384 tanke, 71 nëndetëse dhe 1,442 avionë luftarak.

Ushtria moderne e Putin, përbëhet prej një personeli prej 240,000 ushtarëve, me nje shpenzim prej 69.2 bilion dollarëve.
Rusia ka 2,700 tanke, 1,090 aeroplane luftarak, 854 helikopterë, me qasje në 34 anije luftarake dhe 62 nëndetëse.

Në anën tjetër, armata Kineze përbëhet prej 1.6 milion vetëve personel, të cilët shpenzojnë një shumë prej 215.2bilion dollarëve amerikan.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

LAJMI I FUNDIT: SHBA dhe aleatët nisin sulmet në Siri (Video)

Tjetra

Goditje e ekzekutuar në mënyrë perfekte, Trump falenderon Britaninë dhe Francën

TË FUNDIT NGA RUBRIKA