fbpx

Kush janë eurodeputetët nënshkrues të letrës mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën?

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Një letër i është dërguar Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe shefit të Përfaqësisë së Përhershme të Austrisë, Nikolas Marschik, të cilën e kanë nënshkruar 22 deputetë të Parlamentit Evropian lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në letrën e nënshkruar nga 22 deputetë të Parlamentit Evropian, theksohet nevoja urgjente për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Aty ndër tjera thuhet se liberalizimi i vizave do të përmirësojë stabilitetin dhe do ta sjellë Kosovën më afër BE-së, duke përmirësuar mundësitë e të bërit biznes, si dhe duke ndihmuar në luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit.

Sipas nënshkruesve të letrës, Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, ku qytetarët e saj kanë nevojë ende për viza për të udhëtuar në Zonën Shengen. Gjithashtu thuhet se kjo tashmë krijon ndjenjën e izolimit, që ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

22 deputetë të Parlamentit Evropian letër zyrtare Austrisë dhe KE-së: Të hiqen vizat për Kosovën

Tjetra

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme në Kuvend me anë të një Rezolute

TË FUNDIT NGA RUBRIKA