fbpx

Kuvendi miratoi Projektligjin për Buxhetin e vitit 2018

epa05954828 Kosovo lawmakers leaving parliament after dismissing the government in a no confidence vote during an extraordinary session in Prishtina, Kosovo, 10 May 2017. Media outlets report that the move is expected to trigger snap elections. EPA/VALDRIN XHEMAJ
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Në seancën e Kuvendit, ku ishin të pranishëm 91 deputetë, për miratimin e Projektligjit e Buxhetit të vitit 2018 votuan 62 deputetë, kurse dy ishin kundër.

Me këtë rast u ngarkuan komisionet që të shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia dërgojnë me rekomandime.

Gjatë kësaj jave, Kuvendi nuk ka arritur ta miratojë buxhetin, pasi opozita e ka kundërshtuar buxhetin, ndërsa pozita nuk i ka pasur numrat për ta kaluar atë.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Zbatimi i vendimit të Trumpit për Jerusalemin s'do të jetë i lehtë, thotë Erdogan

Tjetra

Qeveria: Kosova shembull i ngritjes së shtetit të së drejtës

TË FUNDIT NGA RUBRIKA