fbpx

Lajmërohet Shpend Ahmeti; 80 dosjet e Mustafës po marrin epilog

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar aktgjykimin e shpallur nga Gjykata Themelore në Prishtinë për ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës për shpërdorim detyre
Ahmeti ka thënë se dënimi i ish-inspektorëve dëshmon se ka ekzistuar rrejti i organizuar kriminal në ndërtimet pa leje në Prishtinë.

“Një pjesë e 80 dosjeve sot gjeti epilogun. Ish-inspektorët u dënuan me nga dy/tre vite burg që dëshmon se ka ekzistuar rrjet i organizuar kriminel që ka ndihmuar zhvillimin e ndërtimeve pa leje në komunën tonë e që edhe sot ka pasoja të pariparueshme”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

Por i pari i Prishtinës nuk e ka komentuar lartësinë e dënimit ndaj ish-inspektorëve të komunës së Prishtinës.

“Nuk mund të flas për lartësinë e dënimeve duke respektuar ndarjen e pushteteve, ato le t’i vlerësojë qytetari”, ka shkruar Ahmeti.

Ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës u dënuan me burg e gjobë.

Ismet Haliti u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg për keqpërdorim detyre dhe 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Skender Canolli u dënua me dy vjet e 6 muaj për keqpërdorim detyre dhe 1 mijë euro për armëmbajtje pa leje.

Blerina Syla, Vehbi Avdullahu. Mërgim Shala e Blerim Ibishi u dënuan me nga dy vjet burg, ndërsa Arbenita Ajeti e Drita Rukiqi me nga 1 vjet e gjashtë muaj. Granit Cenës e Ardian Muhadrit iu shqiptuan nga një vit burg.

Ismet Halitit e Skender Canollit iu konfiskua nga një veturë, ndërsa Mërgim Shalës një banesë.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Driton Selmanaj: Me emërimin e Shpend Maxhunit në AKI po konsolidohet kapja e shtetit

Tjetra

Haxhiu flet për të dorëhequrit e VV'së: E kushtëzonin Albin Kurtin

TË FUNDIT NGA RUBRIKA