fbpx

LDK bën homazhe te varri i Presidentit Rugova, nga aty Agim Veliu kërkon zgjedhje të reja

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 74 vjetorin e lindjes së tij.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se i janë borxhli tërë jetën veprës së tij.

“Në këtë datëlindja jemi bashkërisht me shumë aktivistë dhe bashkëpunëtor të presidentit, për ta kujtuar atë. Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm, kontributi i tij është shumë i madh. Ne jemi borxhli ta kujtojmë atë”, tha ai.

Sa i përket përplasjeve të kryeministrit dhe presidentit, ai tha se janë për keqardhje.

“Është për keqardhje sepse institucionet nuk janë duke kryer punën, tash këto e kanë humbur kredibilitetin dhe legjitimitetin për ta drejtuar vendin”, ka thënë Aliu.

Nga aty, ai ka kërkuar që vendi të shkohet në zgjedhje, duke parë një gjë të tillë po ashtu të domosdoshme për vendin.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Vdiq ish- presidenti amerikan George H.W. Bush

Tjetra

Xhavit Haliti tegon kush i morri 70 mijë markat që u destinuan për t’i blerë armatim Adem Jasharit

TË FUNDIT NGA RUBRIKA