fbpx

LDK dhe Vetëvendosje kërkojnë seancë, synojnë rrëzimin e Qeverisë

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ndonëse janë të interesuar që sa më parë të shpërbëjnë Kuvendin e Kosovës me mocion për rrëzimin e Qeverisë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje ende nuk i kanë votat e mjaftueshme për rrëzimin e saj.

Si rrjedhojë e kësaj gjendje, opozita paralajmëron se do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot do të paraqesin një kërkesë të tillë për të miratuar Rezolutën e 4 shtatorit- e cila ia pamundëson presidentit Hashim Thaçi që të diskutojë për kufijtë në dialogun me Serbinë.

Ne duhet të mblidhemi sa më parë dhe të reflektojmë gjithë këtë dhe ta shpërndajmë Kuvendin. Jemi të shqetësuar me inicimin e vazhdueshëm të presidentit Thaçi kundër kushtetues, pavarësisht se nuk e ka asnjë deputet të vetëm që e mbështetë idenë e tij. Ai ende vazhdon me atë qëndrim. Si rezultat, ne sot do të dorëzojmë kërkesën e re për seancë të jashtëzakonshme për të miratuar rezolutën e 4 shtatorit në Kuvendin e Kosovës

tha shefi i grupit parlamentar të LDK-së z. Hoti.

Hoti foli edhe për takimin e shumëpërfolur që pritet të mbahet më 11 nëntor në Paris në mes të Thaçit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ne nuk mund të lejojmë që një person i vetëm të marrë në dorë fatin e Kosovës dhe të vendosë ashtu siç i teket atij. Janë 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Askush, asnjë nuk e gjen të gatshëm që të mbështesë idenë e tij. Ai donë ta çojë këtë përpara. Ne duhet të mblidhemi dhe t’i themi këtij personi stop përmes një rezolute të thjesht, me një pikë, ku thuhet se çështja e dialogut nuk mund të jetë çështje e dialogut me Serbinë

theksoi Hoti.

Për këtë ka folur edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Sot ishim këtu për të dhënë votën tonë për projektligjin që e kemi proceduar ne si Vetëvendosje, që ka të bëjë me projektligjin për gjykimin në mungesë. I njëjti kaloi në parim për faktin se është e pa pranueshme që 20 vjet pas luftës, për faktin se Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës ne nuk kemi sjell drejtësi për viktimat

u shpreh Haxhiu.

Për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Haxhiu tha se duhet të sigurojnë votat e nevojshme.

Në këtë drejtim ne konsiderojmë se duhet të kemi qasje serioze dhe të kemi 61 votat. Votat e Vetëvendosjes, 19 prej tyre janë të gjitha, ato i kemi të gatshme. Vetëm duhet të sigurohemi që i kemi edhe 4 apo 5 sa na duhen

shtoi më tej deputetja Haxhiu.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Dëshmia e një gjenerali: Në Turqi, pothuajse në çdo tre veta, një duhet të jetë shqiptarë

Tjetra

Për çfarë lartësie të pagës, të rinjt e Kosovës nuk do ta lëshonin vendin?

TË FUNDIT NGA RUBRIKA