LDK kërkon aleatë brenda koalicionit qeverisës për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, për Lidhjen Demokratike të Kosovës e ka humbur legjitimitetin e saj. Prandaj, kjo parti konsideron se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme brenda këtij viti.

Deputeti Ismet Beqiri tha se presin edhe nga deputetë të koalicionit, që, sipas tij, janë të pakënaqur me këtë qeveri, ta votojnë mocionin e propozuar nga LDK-ja

“LDK-ja tani i ka nënshkrimet e gatshme, kjo gatishmëri është shprehur edhe nga VV dhe PSD. Tani do të përgatitet edhe teksti i mocionit dhe po mbajmë kontakte edhe me të gjithë ata që janë në koalicionin qeverisës, e që janë të pakënaqur, që t`i bashkohen këtij mocioni dhe të na përkrahin për rrëzimin e kësaj qeverie”, tha Beqiri, për Radio Kosovën.

Por, deputetja Time Kadrijaj, e cila vjen nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK-ja, thekson se Qeveria aktuale po tregohet e suksesshme në punën e saj.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com