fbpx

LDK takohet vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media sqaron se disa herë i ka bërë të qarta para opinionit dhe anëtarësisë së saj qëndrimet për dialogun me Serbinë.

“Këto qëndrime duhet të jenë të qarta edhe për kryetarin e Kuvendit. Si parti politike, më e madhe në Kosovë, qëndrimet tona i shpalosim para anëtarësisë dhe qytetarëve tanë, kurse në Kuvend përmes grupit tonë parlamentar”, thuhet në komunikatë.

Siç thuhet LDK është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Besnikë janë politikanet dhe bujqit

Tjetra

Mospajtimet e thella mes Thaçit dhe Haradinajt, çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja?!

TË FUNDIT NGA RUBRIKA