fbpx
????????????????????????????????????

Limaj: Më vështirë ishte të gjenim zgjidhje me Serbinë, do të gjejmë zgjidhje edhe me Malin e Zi

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj nuk e ka asnjë dilemë se do të gjendet zgjidhja e duhur për demarkacionin me Malin e Zi. Ajo që ai kërkon është mos humbja e kohës dhe territorit nga asnjëri vend.

“Ma e vështirë u kanë me bo Kosovën e pavarur. Nuk kam dilemë se kemi me pas zgjidhje. Ma vështirë u kanë me bo negociata me bo Kosovën e pavarur sesa me e zgjidh këtë problem’, tha Limaj për televizionin publik.

Limaj ka kërkuar që sa më shpejt të mblidhen liderët partiak në një tryezë të përbashkët dhe bashkë me miq ndërkombëtar të gjendet zgjidhje me konsensus e cila sipas tij nuk do të dëmtonte asnjërin shtet, Kosovën ose Malin e Zi.

“Unë jam i sigurt se na kemi me gjet zgjidhje prandaj po them hajde të ulemi më shpejt e të gjejmë një zgjidhje që nuk dëmton interesat e asnjërit vend”, tha Limaj.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Vuçiq paralajmëron blerjen e armëve tjera nga Rusia, Serbia nuk bashkohet ne NATO

Tjetra

Aida Dërguti kërkon falje që e quajti MUT Albinin, por thotë se në LVV po synohet të instalohet frika dhe mosbesimi

TË FUNDIT NGA RUBRIKA