fbpx

Lirohet pjesëtari i FSK-së i arrestuar nga Serbia

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Është liruar pjesëtari serb i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Milosh Shoshiq, i cili ishte arrestuar dje nga autoritetet serbe në Konçul.

Këtë e ka konfirmuar për kp ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

“Sipas informacioneve e kanë liruar pjesëtarin serb të FSK-së”, tha Berisha.

Berisha theksoi se arrestimi i tij, është bërë në bazë të deklaratës së zyrtarit serb Marko Gjuriq se do t’i dënojnë deri në 10 vjet, pjesëtarët serb të FSK-së.

“Nuk kemi informacione të sakta për çka është ndaluar. Por sipas të gjitha gjasave është vazhdimësi e asaj deklaratës që të gjithë pjesëtarët e FSK-së do të dënohen deri me 10 vjet burg. Ky është rasti i tretë që ka ndodhur ditëve të fundit, ata dy tjerët i kanë liruar pas dy orëve”, theksoi Berisha.

Ai e ka vlerësuar këtë veprim të autoriteteve serbe të dëmshëm për raportet mes dy vendeve, madje sipas tij, duhet kushtëzuar edhe dialogu deri në ndaljen e këtyre veprimeve.

“Në këtë formë largohen shumë gjëra dhe nuk e di edhe puna e çështjeve tjera që nuk janë pjesë e FSK-së, por edhe dialog në fund të fundit duhet të kushtëzohet me sjelljet e tyre. Nuk mundemi ne ta vazhdojmë dialogun e ata të bëjnë skenarë të natyrave të ndryshme”, u shpreh ai.

Pjesëtari serb i FSK-së, Milosh Shoshiq, ishte arrestuar dje në orën 14:00 në pikën kufitare në Konçul.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Haradinaj merr pjesë në gjysmë-maratonën “Prishtina 2018”

Tjetra

Gazeta zvicerane Blick: 10 fakte për Kosovën

TË FUNDIT NGA RUBRIKA