fbpx

Lutfi Haziri ironizon me dështimet e Qeverisë: i dhanë Kosovës shumë dhurata para Krishtlindjeve

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Nënkryetari i LDK-së, njëherit Kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka hedhur një varg kritikash ndaj koalicionit qeverisës, i njohur si PAN.

Haziri ka thënë se ky koalicion i ka dhënë “shumë dhurata” Kosovës para Krishtlindjeve, duke përmendur dështimet që kanë ndodhur me liberalizim vizash, Interpol, e të tjera.

“Nuk u arrit të merret data për liberalizim, nuk u zbatuan reformat, nuk u arrit konsensusi i gjerë për dialogun, nuk u arrit mbështetja e NATO-s për ushtrinë, nuk u arrit mbështetja për Buxhetin 2019. A duhet edhe më shumë me listu telashe që PAN-istat po ia japin Kosovës ‘dhuratën’ e Krishtlindjeve, pa e përmendur edhe dështimin e takimit të CEFTA-s nën kryesimin e Kosovës, dështimin e INTERPOL e UNESCO, tërheqjen e 12 njohjeve nga shtetet që ishin radhitur pro Kosovës”,ka shkruar Haziri.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Qeveria e Ramush Haradinajt konfirmon vendosjen e masave të reja ndaj Serbisë

Tjetra

“Rosa e verdhë” me mesazh për luftimin e korrupsionit u vendos para qeverisë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA