fbpx

Lutfi Haziri propozohet për Kryeministër të Kosovës

Facebook
Shperndarje

Koalicioni Vetëvendosje – LDK duket se është larg pasi Albin Kurti nuk tërhiqet nga kërkesat e tij. Ai sot takoi Listën Serbe në përpjekje për ti marrë pjesē të Qeverisë së re.

Në anën tjetër ish Kryetari i Forumit të Rinisë të LDK-së, Armend Ibrahimi, e ka propozuar Lutfi Hazirin për Kryeministër të ardhshëm, duke e nënkuptuar se Albin Kurti nuk i ka votat, përderisa Haziri ishte në një interviste live.

Ai shkruan në Facebook, se Lutfi Haziri është burrë shteti, se ishte Deputet, Minister dhe zv. Kryeminister, madje dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë:

“Sonte do ta beja Lutfi Hazirin Kryeminister. Keshtu fol nje burre shteti. Le te marrin shembull VV dhe mr. Bini. Ai ishte Deputet, Minister dhe zv. Kryeminister, madje dhe shpirte i gjalle i trashegimise politike te Ibrahim Rugova.” ka shkruar Ibrahimi në faqen e tij në Facebook.

Lajmi paraprak

Haziri: Ose me VV’në ose në opozitë, s’ka opsione tjera

Lajmi tjetër

Isa Mustafa: Pas 4 Shkurtit nuk e dimë çfarë do të ndodhë

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA