LVV-ja feston humbjen në të gjithë Kosovën

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Në zgjedhjet e qershorit të këtij viti, LVV-ja ka udhëhequr bindshëm në dhjetë komuna të mëdha. Lideri i LVV-së, Albin Kurti, thoshte që do t’i fitonin të gjitha. Ata sipas të gjitha gjasave, do ta fitojnë shume ngushtë vetëm Prishtinën.

Lëvizja Vetëvendosje mund të udhëheqë vetëm me Prishtinën edhe në katër vjetët e ardhshme.

Sipas sondazhit të Klan Kosovës, partia e udhëhequr nga Visar Ymeri nuk ka arritur që të fitojë në komunat ku garonte në balotazh.

Kujtojmë se në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, VV-ja kishte udhëhequr në shumë komuna dhe kështu ishin entuziastë edhe për këto zgjedhje.

Në balotazh kjo parti garonte në gjashtë komuna.

Ndërkohë, pavarësisht kësaj ata janë parë duke festuar.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com