Majlinda Kelmendi (lindur më 9 maj 1991 ), është xhudiste shqiptare nga Peja. Në vitin 2013, Majlinda qëndronte në vendin e parë në renditjen ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për kategorinë −52 kg.
Në vitin 2014, Majlinda u shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer. Më 24 dhjetor 2014, ajo u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave”.
E lindur në Pejë , në Republikën e Kosovës, Kelmendi filloi të praktikonte artin e xhudos në vitin 1999, në qytetin e saj. Trajneri i saj aktual është Driton Kuka. Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë. Në vitin 2010, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të Rinj në Maroko dhe përfundoi e 9-a në kategorinë 52 kg në World Judo 2010 Championships në Tokio, Japoni.
Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror ne xhudo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Janeiro. Fitorja e 22 vjecares, e cila ishte kosovarja e parë lojtare e xhudos që fiton një medalje në një kampionat që prej Daklaratës së Pavarësisë së Kosovës në 2008-ën – nuk ishte një fitore e papritur pasi Kelmendi erdhi në Rio de Janeiro e renditur si “numri një” në kategorinë e saj pasi kishte fituar eventin prestigjioz të Masterave.
Kelmendi ruajti titullin botërë në 2014-ën. Ajo humbi vetëm dy herë në 2013-ën dhe kishte arritur ti mundte të gjithë në përballjet e tjera. Ajo nuk arriti ta mbronte titullin e saj vitin pasardhës për shkak të një lëndimi.
Në shkurt të 2016-ës, ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titulin e tretë rradhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën. Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampjonatin Europian të Judo në Kazan, Rusi. Në Lojrat Olimpike 2016 ajo u bë atletja e parë Kosovare që fitoj një medalje të artë, ose edhe thjeshtë një medalje, për Kosovën në Lojrat Olimpike.[16] Kontradita u ngritën kur raportet shfaqën se ajo nuk kishte pranuar të bënte një test kontrolli të dopingut të paskeduluar në qershor, në Francë; trajneri i saj insistoi se ajo ishte e pastër dhe refuzimi kishte adhur si pasojë e faktit që testuesi nuk kishte patur një form autorizimi nga WADA.
Sukseset
Lojrat Olimpike
- Medalja e Artë, Lojrat Olimpike Rio de Janeiro Brazil 2016
Kampionati botëror
- World Championships Chelyabinsk 2014
- World Championships Rio de Janeiro 2013
Kampionati Europian
- European Championships Kazan 2016
- European Championships Montpellier 2014
- European Championships Budapest 2013
Grand Prix
- Grand Prix Budapest 2014
- Grand Prix Samsun 2014
- Grand Prix Samsun 2013
- Grand Prix Dusseldorf 2013
- Grand Prix Abu Dhabi 2012
Grand Slam
- Grand Slam Paris 2014
- Grand Slam Paris 2013
World Cup
- World Cup Istanbul 2012
- World Cup Rome 2012
Masters
- Masters Tyumen 2013