Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Dy qeveritë, të Shqipërisë dhe të Kosovës do të mblidhen në Vlorë, në kuadër dhe të festave të nëntorit, ku do të firmosen katër marrëveshje.
Sipas axhendës, mbledhja e qeverisë do të nisë në orën 16.00 të së hënës së 27 nëntorit, në Shtëpinë e Falmurit, dhe në orën 17.00 do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.
Rreth orës 17.30 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj për tu përmbyllur më pas me një darkë zyrtare.
Ndërsa më 28 nëntor në orën 12.30 do të bëhet dhe shpallja e logos zyrtare të Skënderbeut ku sërish do të mbajën fjalën e rastit të dy kryeministrat.
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com