fbpx

Më në fund Albin Kurti i përkulet Rugovës dhe ia njeh “përpjekjet insistuese” për pavarësi: Qosja i pakënaqur

Katërmbëdhjetë vjet pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, Albin Kurti mund të thuhet se e ka reviduar krejtësisht qëndrimin për Ibrahim Rugovën, liderin simbol të kosovarëve të viteve 90’të. Dikur, njëri prej kritikëve më të ashpër ndaj “pacifizimit’ të Rugovës, Kurti gradualisht ka ndryshuar qëndrimin ndaj Presidentit të parë të Kosovës. Por, sot për herë të parë ai pranoi të përkulet para varrit të tij, në Velani. Kështu, Kurti shkeli nëpër rrugën që kishin kaluar Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e liderë të tjerë, që ishin kundërshtarë të mëdhenj të Rugovës.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, tash kryeministër i Kosovës si rrjedhojë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për 14-vjet u rezistoi kërkesave për ta nderuar figurën e Presidentit Rugova. Këto kërkesa, Kurtit kritikues ndaj figurës, kryesisht vinin nga zyrtarë të LDK, të cilën Rugova e kishte drejtuar de facto deri në vdekje.

Por, por këtë gjest është dashur kohë. Nderimin për Rugovën, Kurti e bëri vetëm pasi u vesh në petkun e Kryeministrit, që erdhi si rrjedhojë e koalicionit me LDK’në. Në 12-vjetorin e Pavarësisë, Kurti bashkë me kryeparlamentaren Vjosa Osmanit, bëri homazhe pranë varrit të Rugovës, në Velani. Por, para kësaj ai shkoi fillimisht shkoi në Prekaz, për t’i nderuar Jasharajt e rënë.

E kur u kthye në Velani, Kurti vlerësoi atë që ia njohin të gjithë Rugovës “përpjekjet insistuese” për pavarësi.

“Në një ditë si kjo ne vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi. U prehtë i qetë dhe në paqe”, tha ai.

Kurti kishte takuar Rugovën në vitin 1997 kur bashkë lidershipin studentor kishin kërkuar mbështetjen për protestat që do të bënin një kthesë në Kosovën e pushtuar nga Serbia. Nga aty, Kurti me kolegët s’kishin dalë aq të kënaqur.

Sido që të jetë, Kurti bëhet lideri i fundit i rëndësishëm që ndryshon qëndrim, duke e nderuar bashkë me Vjosa Osmanin, e cila tha se Rugova është ideatori i shtetit të Kosovës.

Një muaj më parë, në 14-vjetorin e vdekjes së Rugovës, Kurti ia kishte dedikuar atij një shkrim, duke sinjalizuar zbutjen e qëndrimeve karshi themeluesit të LDK’së.

Kurti, që në rininë e tij ishte bashkëpunëtor i afërt i veprimtarit Adem Demaçit e politikan që ka raporte të mira me shkrimtarin Rexhep Qosja, politikat e Rugovës i kishte quajtur të dështuara.

Por në këtë Kurti nuk ishte i vetëm. Pikërisht më 2006, i ashtuquajturi krah i luftës kishin tentuar të bojkotonin edhe ceremoninë e varrimit duke refuzuar që garda shtetërore e TMK’së ta varroste atë që për shumëkund konsiderohet edhe “baba i pavarësisë”

Por, gjithçka ndryshoi pas vdekjes së Rugovës. Pranë varrit të tij filluan të përkuleshin të gjithë liderët, që për së gjalli ishin rivalët e tij.

Historinë si të Kurtit e ka pasur edhe presidenti i tanishëm Hashim Thaçi, i cili ishte kundërshtari më i madh politik i Rugovës.

Thaçi, me t’i fituar zgjedhjet e para me PDK’në, pas vdekjes së Rugovës, nisi të bënte homazhe te varri e ish-presidentit në cdo datë të rëndësishme, për t’u bërë më vonë ndër vizitorët më të rregullt aty.

Edhe Kadri Veseli, kur mori pozitën e kryeparlamentarit nisi të nderonte figurën e Ibrahim Rugovës.

Në maj të vitit 2016, kur po fesohej “Dita e Presidentit”, Veseli bashkë me familjen Rugova bëri homazhe në Velani.

Ai ka qenë disa herë edhe në rezidencën e ish-Presidentit, ku është pritur nga e veja e tij, djemtë dhe vajza e Rugovës, ish-deputetja Teuta Rugova.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ishte emëruar edhe nga Presidenti Rugova në krye të Qeverisë, i ka bërë nderime vazhdimisht ish-liderit kosovar.

Haradinaj vazhdimisht vlerëson Rugovën, duke e konsideruar si një nga figurat më të rëndësishme të Kosovës.

Varrin e Rugovës nuk e ka vizituar asnjëherë lideri i Nismës dhe ish-komandanti i UCK’së, Famtir Limaj, e as bashkëpunëtori i tij Jakup Krasniqi.

Krasniqi madje kishte kritikuar Thacin e Veselin, duke u thënë se i kanë borxh popullit të Kosovës një shpjegim dhe një kërkimfalje, pas nderimeve që po i bënin te varri i Rugovës.

“Shpjegimin dhe kërkim faljen ua keni borxh shqiptarëve të Kosovës, LDK-së e Ibrahim Rugovës, UCK-së dhe individëve që i linçuat si LDK-ista dhe rugovista, me çka dobësuat jo vetëm luftën çlirimtare, por edhe pas luftën, duke mos e krijuar Qeverinë e Përbashkët të Kosovës edhe pse kishte një vullnet ndërkombëtar për ta pranuar atë qeveri”, kishte shkruar Kransiqi.

“Para, gjatë e disa vite pas Luftës Çlirimtare, Ju dy, jo vetëm keni qenë kundërshtarët më të mëdhenj të Rugovës, por çdo përpjekje për t’i zbutur raportet me Rugovën dhe LDK-në e keni quajtur tradhti”, shkruante Krasniqi një ditë pasi Veseli bëri homazhe pranë në Velani, në maj të vitit 2016.

Neogazeta
Shperndarje
Lajmi paraprak

Fatmir Sejdiu e thyen heshtjen: Ja pse Hashim Thaçi e lexoi deklaratën e pavarësisë

Lajmi tjetër

Vjosa Osmani: Dallimet me Presidentin i kemi të mëdha, takimet tona janë vetëm për agjendë

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA