fbpx

Milaim Zeka: 5 anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të ftohen nga Gjykata Speciale

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Deputeti i NISMA Socialdemokrate Milaim Zeka ka thënë se ekziston një listë me mbi 100 emra të profilit të lartë që mund të ftohen nga Gjykata Speciale.

Milaim Zeka në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë nuk ka më sekret se shumë persona nga profili i lartë do të ftohen nga Gjykata Speciale.

“Nuk është më ndonjë sekret se Kadri Veseli, Azem Syla, Xhavit Haliti, Agim Çeku, Rexhep Selimi. Krejt profili i lartë, do të ftohen nga Gjykata Speciale”.

Deputeti i NISMA ka thënë se pavarësisht se Thaçi nuk figuron në listën me rreth 100 emra, ai mendon se ajo gjykatë është formuar për Hashim Thaçin.

“Thaçi nuk është në këtë listë të emrave që kanë ardhur…Por unë them se e gjithë kjo gjykatë është krijuar për Hashim Thaçin. Nuk mundet me ekzistua Gjykatë Speciale mbi bazamentin e akuzave të Dick Marty-t pa u marrë edhe Hashim Thaçi. Dikush nga ndërkombëtarët e ka gënjyer Thaçin se ai nuk do të jetë subjekt i hetimeve”, tha Zeka, përcjell Telegrafi.

Duke folur për fillimin e punës nga Gjykata Speciale, deputeti i NISMA ka thënë se EULEX-i po bën “show” mediatik për të përhapur panikun te popullata.

“Arrestimi i këtij ushtari të UÇK-së (Remzi Shalës) në shtëpi nga EULEX është për të futur frikën te populli”, tha ndër të tjera Milaim Zeka.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Remzi Shala ftohet nga Gjykata Speciale, thotë se nuk i përgjigjet ftesës, lexo çfarë thoshte ai rreth akuzës për rrëmbimin e një civili gjatë luftës

Tjetra

AP: Nëse Serbia tenton të hyjë në Kosovë, do të përballet direkt me SHBA-të dhe NATO-n

TË FUNDIT NGA RUBRIKA