fbpx

Milaim Zeka tregon se si ka shkuar në masazh me Ilir Dedën (Video)

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Një deklaratë e deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka shkaktuar të qeshura në Komisionin për Integrime Evropiane, në të cilin ishte duke raportuar në lidhje me Raportin e Progresit, ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha.

Zeka kur e ka marrë fjalën, përpos tjerash ka përmendur edhe lokalet e masazheve, që sipas tij, pastaj kanë dalë krejt diçka tjetër.

“Dje kemi folur për krim e korrupsion, për naftë, për dhënien e lejeve të lokaleve që kanë qenë për masazhe e kanë dalë diçka krejt tjetër”, ka thënë Zeka.

Madje ai i ka thënë deputetit Ilir Deda se edhe ai e di për çfarë po flet, pasi kanë vizituar së bashku vende të tilla.

“Jo e din se je kanë bashkë me mu atje… Po s’ka rëndësi. Rëndësi ka që asnjë parti politike mos të na shes hipokrizi. Këtë janë duke e parë qytetarët e Kosovës”, ka thënë deputeti Zeka.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Kryeministrja e Serbisë i telefonon kryeministrit të Kroacisë, por ai nuk ia çel

Tjetra

Soros braktis vendlindjen pas fitores së Orban në Hungari

TË FUNDIT NGA RUBRIKA