Deputeti Fisnik Ismaili ka provuar të luajë rolin ë viktimës përballë përkrahësve të Albin Kurtit, të cilët po vazhdojnë sulmet ndaj krahut të Aida Dërgutit, Shpend Ahmetit e Dardan Molliqajt.
Ismaili, i cili doli në mbrojtje të Dërgutit, pas publikimit të një komunikimi, ku Kurtit i referohet si mut, ka thënë se po përkrahësit e Kurtit po i gozhdojnë me komente gjithë ata që po mundohen me ndreq Lëvizjen Vetëvendosje. Ai gjithashtu flet për “zemren” që e kishte vizatuar, e që i referohet kampanjës #mezemer të cilën e kishte vjedhur nga LDK.
“Edhe, 1000 komente tuj shajtë i banët qaq shpejt, e pa pikë pritese. BRAVO, bre! Deri dje, u krenojshi me Aidën. Disa u krenojshi edhe me mue, qebesa. Sot, për një fjalë goje, Aidën e shpallët tradhtare. Mue s’prituet me m’gozhdue, veç pse thashë që nuk ban kështu me reague. O, gozhdoni. Dilni edhe plumbin në ballë jepmani. Dy motra i kam, edhe nji nanë hala gjallë. Kapni çkoqni, nëse mendoni se qekjo është mënyra! Bravo! Qeshtu duhet. Në vend se me lypë krejt, edhe prej Albinit, edhe prej të tjerëve, me u ulë gjithqysh me folë e me zgjidhë problemin, ju qeponi gozhdone secilin që mundohet me ndreqë, e jo me prishë”, ka shkruar Ismaili në Fb”, ka shkruar Ismaili, në fb.
Në fakt, gjithë kjo përplasje publike në VV ka ndodhur pasi deputeti Aida Dërguti i ishte referuar si mut Albin Kurtit, në një komunikim në grupin e viberit të deputetëve të VV’së.
Dërguti kërkoi falje derisa në përkrahje të saj dolën disa prej deputetëve të VV’së.
Në anën tjetër, përkrahësit e Kurtit në VV, lëshuan akuza në drejtim të grupit tjetër.
Xhelal Sveçla, deputet i VV’së, tha se dikush deshi ta eliminonte Kurtin nga gara për Kryetar të Partisë.
Ende nuk ka një qëndrim të Albin Kurtit, i cili po vazhdon të mbahet në paraburgim për shkak të seancave që po zhvillohen për gazin lotësjellës.
Sidoqoftë, përplasjet e para në VV kanë nisur kur ishte detyruar Dardan Molliqaj të jepte dorëheqje nga pozita e Sekretarit të VV’së.
Përkrahësit e Kurtit kishin dalë kundër Molliqajt edhe për shkak se ai bashkë me Shpend Ahmetin kishin bërë një grup në zgjedhjet nacionale, duke e lënë Kryetarin e partisë me më pak vota. E kishin shkelur me vota edhe njeriun tjetër besnik të Kurtit, Glauk Konjufca, i renditur pas Molliqajt e Ahmetit me vota.
Statusi i plote i Fisnik Ismailit
Bravo, bre! Bravo dashamirë të Lëvizjes!
Asnjiherë s’e arsyetova Aidën për çka ka thanë, e as nuk e shajta Albinin për kurrgja, edhe prapëseprapë m’shpallët edhe mue “tradhtar”, pikërisht pse iu drejtova krejt juve, duke ju thanë se kjo NUK ËSHTË mënyra qysh trajtohet dikush që ka dhanë shumë për organizatën! Jo për një fjalë goje. Jo mbasi ajo edhe kërkoi falje. Jo kështu publikisht!
Por unë kam qëllue një që s’mërzitna se a m’shani, e a m’votoni. Jepni, burra e gra, djem e çika, shiloni sa t’muni. Bjerni shkelm secilit që don me e pa mirë Lëvizjen, e që prej zemrës së plastë po ju thotë mos me e ba në këtë mënyrë. Jo kështu!
Bravo, bre! Tanë verën jeni sillë tuj ba zemra, e tuj u dashtë, me atë zemrën që UNË e mendova edhe e vizatova, e me namin e gjanave që me vjet e vjet i bana për Lëvizjen për çdo fushatë, edhe në momentin që ju thashë “Mosni njerëz, nuk është linçimi mënyra jonë e komunikimit”, përnjiherë u bana tradhtari, idioti, shkau, e i biri i kurvës.Menjiherë u bana kundërshtari i Albinit, pa e thanë asnji fjalë kundër tij!
Bravo, bre. BRAVO! Qfrynu! Kurrgja s’asht Hashimi, Kadria, e krejt hajnat, sa i keq jam unë, sepse nuk e mbrojta Aidën për çka tha, por për mënyrën se çka i thatë ju asaj.
Albini e ka nisë këtë lëvizje. Edhe pirolla atij për çdo send që e ka ba. Por Albinit për me e bitisë, i duhet krejt Kosova, e krejt ata që e dojnë Kosovën.
Unë s’kam hy në Lëvizje për Albinin, as Shpendin, as Molliqajn, as Visarin! Kam hy se kam besue në idenë e Lëvizjes, edhe hala besoj. S’jam këtu as për votë, as për pare, as për popullaritet, as për pushtet. S’me vyjnë asnjana, sa më vyen fitorja e asaj për të cilën Lëvizja qëndron.
Kam hy për qat idenë e përbashkët, që Albini e ka nisë, e na secili ia kemi dhanë nga një pjesë të zemrës e mendjes tonë, për me e kompletue, me e mbushë. E, hala pa u mbushë mirë, e kaq afër që erdhëm KREJT bashkë, ju po i bini shkelm kaq lehtë. Po i harroni ata që dhanë ma së shumti për Lëvizjen, e sot s’janë qetu: Monin, Arbenin e Astritin! Po i harroni Frashërin, Egzonin, Atdheun e Adean që u dënuen 21 vjet, e mue shpirti po m’djegë për ta.
Kur u banë 1000 komente për një status që lypi drejtësi për Astritin? Asnjiherë! Ku mbetën statusat për 21 vjet burg për ata tjerët, që s’ka një muej që u dënuen? U harruen, sepse ma me randësi po ju duken mospajtimet mes njerëzve në Lëvizje, sesa vetë Lëvizja.
Edhe, 1000 komente tuj shajtë i banët qaq shpejt, e pa pikë pritese. BRAVO, bre!
Deri dje, u krenojshi me Aidën. Disa u krenojshi edhe me mue, qebesa. Sot, për një fjalë goje, Aidën e shpallët tradhtare. Mue s’prituet me m’gozhdue, veç pse thashë që nuk ban kështu me reague.
O, gozhdoni. Dilni edhe plumbin në ballë jepmani. Dy motra i kam, edhe nji nanë hala gjallë. Kapni çkoqni, nëse mendoni se qekjo është mënyra! Bravo! Qeshtu duhet. Në vend se me lypë krejt, edhe prej Albinit, edhe prej të tjerëve, me u ulë gjithqysh me folë e me zgjidhë problemin, ju qeponi gozhdone secilin që mundohet me ndreqë, e jo me prishë.
Se ju po e dojshi Lëvizjen ma shumë se unë, po? Se ju po e dojshi Kosovën ma shumë se unë? E kam dashtë para e mbas Rugovës, e Hashimit, e Albinit. Edhe kam me e dashtë sa të jam gjallë. Se ju luftuet, e punuet, e nejtët ditë e natë tuj i dhanë zor për Lëvizjen ma shumë se unë, apo Aida, a kushdo tjetër qaty mrena? Jo! Njajtë i dhamë krejt zor, edhe krejt me qëllim të mirë.
Detyra jonë është Lëvizjen me e mbajtë gjallë, sepse Lëvizja jemi krejt na, përfshi mue e ty! Sot është me Albinin, nesër me Filanin, masnesër me Fistekun. Lëvizja duhet me gjallnue, o njerëz, e jo me u çkoklavë si LDK-ja mbasi shkoi Rugova, e PDK-ja mbasi eci Hashimi, sepse na deri tash e dëshmuem me shumë mund që s’jemi si ata!
E kjo bahet veç bashkë, edhe atëherë kur mujmë me pasë mospajtime mes vete, e madje edhe me u shajtë najherë. Krejt harrohen, kur qëllimi është i mirë! Këtë gja duhen me e dijtë edhe Albini, edhe Aida, edhe krejt të tjerët!
Neve qeky ideal na mban bashkë e gjallë. Partitë thera i mban parja që e vjedhin. E qeky ideal nuk na ka mësue me e kapë për flokësh një njeri të mirë, me qëllime të mira, me e nxjerrë në rrugë, me e lye me benzinë, e me e kallë para krejtve, për një fjalë goje.
Jo! Sepse s’jemi na qeta! S’asht Lëvizja kjo! S’fitojmë kurrë qeshtu! Sepse Lëvizja s’asht ndërtue me frikë, por me dashni. U vulos sivjet ME ZEMËR!
E n’mendofshi hala që qenkam i keq edhe e kam gabim, vazhdoni qepomni. Pa teklif sjellni, shani e njollosni. S’po du as votë prej juve, as llajk, as zemra, kur s’e keni dashninë.
Veç dine; me e e pasë unë për votë, e kisha mbajtë gojën mshelë. E unë s’un e mbaj gojën mshelë, kur zemra më plasë, e jam i dëshpëruem dej n’skej, prej brenge se në çka po dojmë me u shndërrue,
Punë të mbarë, aktivista e dashamirë të Lëvizjes. ❤️