fbpx

Ministri Shqiptar në Mal të Zi i kundërpërgjigjet deputetit serb: Flamuri im është Kuq e Zi!

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Debatet mes deputetëve dhe ministrave janë të zakonshme në çdo vend demokratik të botës moderne, por i tillë nuk ishte edhe debati mes ministrit Zenka dhe një deputeti serb të Malit të Zi.

Ministri shqiptar Mehmet Zenka, i vetmi në qeverinë e Malit të Zi, sot ka replikuar me një deputet serb brenda sallës në Kuvendin e Malit të Zi.

E gjitha filloi lidhur me çështjen e Kosovës, flamurin shqiptar dhe për kishën në Rumi.

Ministri për të drejta dhe pakica në qeverinë e Malit të Zi, nuk hezitoi të merr fjalën dhe t’i kundërpërgjigjet deputetit serb, i cili në një moment e pyeti se cili është flamuri i tij?

Ndërkaq, përgjigja e ministrit të vetëm Shqiptar në qeverinë e Malit të Zi, Mehmet Zemkas ishte e menjëhershme, duke i thënë se flamuri i tij është flamuri shqiptar, shkruan malësia.me.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Rastet kur “pakot bombë” janë dërguar në adresat e figurave publike në Amerikë

Tjetra

Rusia në panik, akuzon Amerikën se i'a sulmoi bazën ajrore me dronë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA