fbpx

Ministri turk kërkon mbylljen e shkollave të Gylenit dhe dorëzimin e gulenistëve

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, ka kërkuar nga qeveria kosovare që t’i mbyllë të gjitha shkollat e organizatës “FETO”, të Fetullah Gylenit , organizatë kjo që sipas tij është terroriste dhe ka vrarë mbi 200 persona në tentim për grushtet para dy vjetëve.
Ai po ashtu ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që t’i dorëzojnë tek ato turke gulenistët, pasi siç tha ai “Feto është organizatë terroriste”.

Këtë deklaratë shefi i diplomacisë turke e dha pas takimit me homologun e tij kosovar, Behgjet Pacolli të cilit i ka premtuar ndihmë direkte prej Turqisë për antarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Ndërkaq Pacolli e ka quajtur mik dhe vëlla duke thënë se Turqia është shumë e rëndësishme për Kosovës në ekonomi dhe politik.

Ndryshe, nga Kosova këtë vit janë depërtuar 6 gulenistë, 5 nga të cilët ishin mësimdhënës dhe një mjek.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

CIA zbulon dosierin sekret për Hitlerin: Ishte biseksual

Tjetra

Informata të rëndësishme për përdoruesit e iPhone, duhet të keni kujdes

TË FUNDIT NGA RUBRIKA