fbpx

Ministrja Hoxha në mëdyshje rreth votimit për vizat në Këshillin e Ministrave

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka deklaruar për dje se nëse nuk sigurohet shumica e votave të nevojshme pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së, atëherë votimi i paraparë në fillim të dhjetorit të këtij viti mund të shtyhet derisa të sigurohet qëndrimi pozitiv i shumicës.

Ministrja Hoxha, disa herë ka deklaruar se qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti do të lëvizin pa viza në Bashkimin Evropian. Me të afruar fundi i vitit edhe shefja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës ka filluar t’i ndryshojë deklaratat.

E para e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës ka deklaruar dje për gazetën “Zëri” se nëse nuk sigurohet shumica e votave të nevojshme pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së, atëherë votimi i paraparë në fillim të dhjetorit të këtij viti mund të shtyhet derisa të sigurohet qëndrimi pozitiv i shumicës.

Nëse nuk ka shumicë gjatë votimit për liberalizimin e vizave te Këshilli i Ministrave vendimi për votim shtyhet derisa nuk merret qëndrimi pozitiv i shumicës së anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Procedurat nuk kthehen prapa dhe konsideroj se shembulli i kthimit në proces deri më tani nuk ka ngjarë, as në rastin tonë nuk do të ngjajë

ka thënë Hoxha.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Inspektori i ATK-së nën pranga për keqpërdorim të detyrës

Tjetra

Vëllau i Presidentit Thaqi rezulton i përfshirë në një përleshje fizike në Prishtinë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA