fbpx

Mirëpritet shkarkimi i Vjosa Osmani

Pas shkarkimit të Vjosa Osmani nga pozitat udhëheqëse, ndikimi i saj në strukturat e partisë po shihet të jetë i vogël për të marrë një pjesë të anëtarësisë së kryetarit, Isa Mustafa.
Një gjë të tillë e thotë edhe ish homologu i Osmanit, nënkryetari LDK-së, Gazmend Muhaxheri.

Ai u shpreh se nuk do të ketë përçarje brenda partisë, por do të jenë më unike se çdoherë tjetër, derisa po shpreson se Vjosa Osmani do të vazhdojë aktivitetin e vet si anëtarë e thjeshtë e LDK-së.
“Jo nuk besoj që ka ngjallë përçarje. Lidhja Demokratike do të jetë më unike se çdoherë që ka qenë. Vjosa Osmani do vazhdon aktivitetin e saj si anëtare e partisë”, thotë Muhaxheri, për KosovaPress.
Se Vjosa Osmani nuk mund të përçajë LDK-në e thotë edhe analisti politik, Ramush Tahiri.
“Nuk shoh që Vjosa Osmani mund të heqë më shumë se tre-katër deputetë edhe nëse tërheq, nuk shoh se mund të përçahet LDK-ja në këtë rast”, thotë Tahiri.
Ai e vlerëson normale shkarkimin e Osmanit nga pozitat udhëheqëse në LDK.
Sipas tij, në secilin parti politike në Kosovë do të veprohej njësojë kur shkelet statuti i partisë.

“Secila parti qysh e zgjedhë qashtu e shkarkon udhëheqësin. Kjo është normë statuti, ndodhë tek të gjitha partitë, nuk është e përjashtuar LDK-ja prej saj. Kushdo që bie ndesh me statutin e partisë, vet largohet ose hiqet. Është shumë normale kjo që i ka ndodhur Vjosa Osmanit”, u shpreh ai.
Dy javë më parë me 70 vota pro, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka shkarkuar nga pozitat udhëheqëse, Vjosa Osmanin, kjo si pasojë e mos votimit të qeverisë Hoti dhe kundërshtimin e disa vendimeve partiake.
Ndërkaq, Osmani e cila është edhe kryetare e Kuvendit kërkoi qasje në votimin e KP të partisë për të verifikuar secilën votë. Një mundësi të tillë pritet t’ia aprovojë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa./kp/

Neogazeta
Shperndarje
Lajmi paraprak

Mustafa: Vendimi i Kushtetueses fitore e demokracisë, thirrja e seancës nuk është në vullnetin e Vjosa Osmanit

Lajmi tjetër

Kërkojnë të shkarkohet: Zemaj kundërpërgjigjet

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA