fbpx
????????????????????????????????????

Mogherini: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në vitin 2019

/
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Shefja e politikës së jashtme të BE dhe nënkryetarja e KE-së, Federcia Mogerini dhe komisionari i zgjerimit Johannes Hahn paraqitën dokumentin në konferencën për shtyp.

Komisioni Evropian miratoi sot në Strasburg, tekstin përfundimtar të strategjisë e zgjerimit për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimorë në BE.

Mogherini dhe Hahn përmes konferencës paraqiten një dokument, i cili sipas vlerësimeve nga Brukseli, BE-ja është e angazhuar fort për të siguruar një perspektivë t qartë evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Ballkani Perëndimor është gjeografikisht pjesë e Evropës, vendet ndajnë interesa të përbashkëta dhe historinë, dhe sot është e qartë se ne ndajmë të ardhmen evropiane brenda Bashkimit Evropian”, ka thënë Mogherini.

Sipas saj, bashkëpunimi i BE-së me vendet e Ballkanit po bëhet më i mirë çdo vit.

“Ne duam të dërgojmë mesazh të qartë për të gjitha gjashtë vendeve për integrimin, por të gjitha duhet të bazohen në reforma, në mënyrë që të gjithë qytetarët të gëzojnë të njëjtat të drejta dhe detyrime si qytetarë të BE-së”, ka shtura ajo.

Ajo tha se 2025 nuk është një afat, por një perspektivë reale për përfundimin e procesit të negociatave për ata që kanë filluar.

Ndërsa, Hahn thotë se interesi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe BE kanë interes të punojnë së bashku për t’u bashkuar me BE-në.

“Viti 2025 është një datë treguese. Mund të jetë e mundur që disa nga vendet të bashkohen dhe kjo do të ndodh nëse gjithçka që jepet në strategji plotësohet. BE nuk do të pranojë një anëtarë të ri që nuk është i vendosur të zgjidh çështjet dypalëshe, konfliktet e caktuara që ka ndonjë shtet.

E pyetur se si BE-ja do të “detyrojë” Serbinë dhe vendet e tjera që ta njohin Kosovën, Mogherini tha se “është inkurajuese që të dy presidentet (Thaçi dhe Vuçiq), kanë nisur një fazë të re në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Ndërsa sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve, Mogherini ka thënë se presin që kjo të arrihet deri në fund të mandatit të tanishëm të Komisionit Evropian, i cili përfundon në vitin 2019.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Bashkëpunëtori i Fatmir Limaj e godet Hashim Thaçin për Specialen, e quan të pafytyrë

Tjetra

Qeveria: Gjatë këtij viti Kosova e fiton statusin kandidat dhe liberalizimin e vizave

TË FUNDIT NGA RUBRIKA