fbpx

Molliqaj: Veseli lavdëroi PSD, na tha se keni defaktorizuar Listën Serbe, LDK dhe VV frikacake të iniciojnë mocion mosbesimi

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj ka thënë se është e pamundur të fshehin diçka nga ajo që është publikuar në media sa i përket shkëmbimit të disa mesazheve në telefon mes tij dhe deputetëve dhe zyrtarëve të koalicionit qeverisës.

Molliqaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ai vet ka pasur pesë ditë negocim me Qeverinë për të mbështetur buxhetin.

“Për pesë ditë që kemi negociuar kanë dalë pesë kërkesat e PSD-së sa i përket buxhetit. Janë kërkesat tona, të cilat kanë qenë publike dhe nuk ka asgjë të fshehtë. Çfarëdo tendence të paraqitet se ka ndodh diçka tjetër nuk ekziston. Krejt çfarë është parë është në ato tekste që kanë dalë në publik”.

Deputeti i PSD-së ka thënë se Pal Lekaj nuk ishte i informuar me situatën që po ndodhte pasi në momentin kur ky i fundit kishte dërguar mesazhe në drejtim të parit, Molliqaj ishte në takim me Ramush Haradinajn.

“Gjatë kohës sa unë isha në takim me Haradinajn ishte shpërndarë lajmi se PSD nuk do ta votonte buxhetin. Lekaj nuk ishte i informuar se ne po mbanim takim me ministrat dhe zëvendësministrat. Ai e ka shkruar mesazhin se duhej mbajtur fjalën që ne e kishim dhënë”.

Molliqaj thotë se kërkesat janë publike dhe nuk ka ndonjë kërkesë nga Qeveria për ndonjë favor.

“Kërkesat janë politike dhe publike. Asnjë kërkesë nuk është bërë për ndonjë cop rrugë. Ne nuk kemi kërkuar asnjë punësim apo ndonjë bord”, tha Molliqaj.

Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj, ka sfiduar LDK-në dhe Vetëvendosjen duke thënë se nëse ata bashkë me Listën Serbë i bëjnë numrat për rrëzimin e Qeverisë, PSD është e gatshme të mbështesë iniciativën.

Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë LDK dhe Vetëvendosje nuk guxojnë të nisin mocion mosbesimi ndaj Qeverisë për shkak të ndërkombëtarëve.

“Ato po bëjnë taktizime që në zgjedhjet e ardhshme të dalin më mirë. LDK sidomos, por edhe Vetëvendosje nuk guxojnë të iniciojnë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. Jo pse kanë frikë nga ne apo pushteti, por këtë nuk e pranojnë ndërkombëtarët”, tha Molliqaj

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Kadri Veseli: PDK gjithmonë fiton, sepse nuk frikësohet të marr përgjegjësi

Tjetra

Presidenti Hashim Thaçi ka një porosi të qartë për Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limajn

TË FUNDIT NGA RUBRIKA