Multimiliarderi Vichai Srivaddhanaprabha, helikopteri i të cilit u rrëzua në oborrin e stadiumit ishte pronari i Leicester City

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Helikopteri i Vichai Srivaddhanaprabhas është rrëzuar jashtë stadiumit të Leicester Cityt, King Power, dhe menjëherë është kapluar nga flakët.

Shërbimet emergjente, përfshirë veturat e policisë, ambulancat dhe sigurimi, kanë ardhur menjëherë në vendin e incidentit.

Nuk duhet nëse Srivaddhanaprabha ishte brenda në helikopter, i cili është ngritur nga brenda stadiumit pas barazimit 1-1 kundër West Hamit.

Për t’u njohur më mirë me pronarin e Leicester Cityt më poshtë keni profilin e tij:

Si u bë i pasur Srivaddhanaprabha dhe sa është vlera e pasurisë së tij?
Srivaddhanaprabha ka lindur në Bangkok, Tajlandë në prillin e 1958.

Ai themeloi kompaninë gjigante të shitjes me pakicë ‘King Power Duty Free’ në Bangkok në vitin 1989, e cila më pas e bëri shumë të pasur.

Sipas Forbes vlera e pasurisë së tij është 4.29 miliardë euro.

Srivaddhanaprabhas në vitin 2009 i është dhënë dekorata mbretërore nga mbreti i Tajlandës.

Kur e bleu klubin e Leicesterit?
Srivaddhanaprabha e bleu Leicesterin në gushtin e 2011 për 39 milionë funte (43.81 milionë euro). Ai menjëherë emëroi djalin e tij, Aiyawatt Srivaddhanaprabha, si zëvendës-kryetar të klubit.

Të arriturat e Leicesterit nën Srivaddhanaprabhan?
Leicesteri e fitoi Ligën Premier në sezonin 2015/16 duke regjistruar kështu një nga befasitë më të mëdha në futbollin anglez.

Shanset e Dhelprave para fillimi të sezonit për të fituar titullin ishin 5000 me 1, por skuadra e Claudio Ranierit befasoi të gjithë.

Si shpërblim për titull ai i dha çdo lojtari nga një veturë BMW i8, vlera e secilës është 112 mijë euro.

A është Srivaddhanaprabha pronar edhe i ndonjë klubi tjetër të futbollit?
Po, ai është pronar edhe i klubit belg, OH Leuven, të cilët bëjnë gara në kategorinë e dytë të futbollit belg.

Çfarë dimë deri më tani për incidentin e helikopterit?
Srivaddhanaprabha pas çdo ndeshje të Leicesterit udhëton me helikopterin e tij, i cili futet brenda stadiumit King Power për ta marrë atë. Por, këtë herë ende nuk është konfirmuar se a ishte brenda tij në momentin e incidentit.

Vlen të theksohet se helikopteri është rrezuar në parkingun e stadiumit dhe menjëherë ka marrë flakë.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com