fbpx

Mustafa për paralajmërimet e VV-së: Sjellje banditeske, iu nevojiten vetëm edhe bishtat e sakicave

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur lidhur me paralajmërimet e Vetëvendosjes se do ta pengojnë zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj të hyjë në Kuvend. Z.Mustafa ka thënë se këto janë ‘sjellje jodemokratike dhe banditezke”. Ai ka thënë se Vetëvendosjes i nevojiten edhe ‘bishtat e sakicave të Shpejtim Bulliqit”“Vetëgjyqësia në sallën e kuvendit, qoftë e individëve apo e një partie politike është e papranueshme dhe ligjërisht e patolerueshme. Një sjellje e tillë është jodemoktatike, është banditeske. Iu nevojiten vetëm edhe bishtat e sakicave te Shpejtim Bulliqit”, ka thënë Mustafa për Periskopin.

Ai ka folur edhe për deputeten e Vetëvendosjes, znj.Saranda Bogujevci, duke thënë se ‘ka respektin e plotë të tij”. Z.Mustafa thotë se edhe Selmanaj e respekton znj.Bogujevci. “Të gjitha të tjerat janë përpjekje për manipulime me opinionin”, ka thënë ai. “Sa i përket deputetes Saranda Bogujevci, masakrimit të saj dhe të familjes Bogujevci nga serbët, ajo ka respektin e plotë timin, të Driton Selmanajt dhe të LDK-së. Të gjitha tjerat janë përpjekje për manipulime me opinionin”, ka thënë Mustafa.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Washington Post: “Vuçiqi të kërkojë falje për gjenocidin, pastaj hyn në Kosovë”

Tjetra

Publikohen disa fotografi të rralla të Adem Jasharit

TË FUNDIT NGA RUBRIKA