fbpx

Nëntë milionë euro janë dhënë për kompleksin memorial “Adem Jashari”. Ku shkuan ato?

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kullat e Jasharëve po rrezikohen të shemben. Gjendja e këtyre Kullave është duke u rënduar secilën ditë, pasi janë lënë pa investime, qysh nga paslufta kur janë mbështjellë vetëm me disa rrethoja metalike, të cilat mundësojnë të shihen edhe nga brenda objektet e djegura në luftën e fundit. Ndërkohë, gjatë 19 vjetëve të pasluftës, afër 9 milionë euro janë investuar në të gjithë kompleksin memorial
Afër nëntë milionë euro ka derdhur Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor që Agjencia për Mbrojtjen e Memorialeve të Luftës ta ndërtojë dhe ta mirëmbajë kompleksin memorial të Familjes Jashari në Prekaz. Këtë shumë e ka konfirmuar Idriz Blakaj, drejtor i kësaj Agjencie.

Por, asnjë pjesë nga kjo shumë nuk ka shkuar për restaurimin e Kullave të Familjes Jashari, të lëna e djegur që nga marsi i ’98-ës, kur u vranë heroi legjendar Adem Jashari dhe 52 pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, përfshirë edhe fëmijët.

“Në Kulla nuk është investuar, është investuar në pjesë tjera”, tha Blakaj të mërkurën për Gazetën Express.

Për këtë, së fundi është alarmuar se Kulla e Jasharëve po rrezikon të shembet. Investimet kanë shkuar për ndërtimin e pjesëve tjera të memorialit, varrezave dhe shëtitoreve rreth saj.

Agjencisë, që Blakaj e drejton, vetëm për vitin 2018 Qeveria e Kosovës ia ka ndarë 1.5 milionë euro për konservimin e Kullave të Jasharëve, mirëpo procedurat ligjore për Kompleksin Memorial në Prekaz kanë vonuar derdhjen e tyre në llogari të Agjencisë së Ministrisë së Mjedisit. Derisa projekti për këto Kulla është i gatshëm që nga viti 2016.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Qeveria: Gjatë këtij viti Kosova e fiton statusin kandidat dhe liberalizimin e vizave

Tjetra

Shpend Ahmeti nuk tregon cilin krah mbështet në Vetëvendosje

TË FUNDIT NGA RUBRIKA