fbpx

Nicholas Winton – Njeriu i cili shpëtoi 669 fëmijë nga tmerret e luftës së dytë botërore

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Nicholas George Winton kishte lindur ne zonën Hampstead të Londrës më 1909. Ai ishte fëmiju i mësëm nga tre fëmijët e familjës – dy djem dhe një vajzë. Prindërit e tij, të dy çifut emigrant në Gjermani, ishin shpërngulur në Londër vetëm dy vite më pas.

Pasi që përfundoi shkollën, Winton punoi në disa banka, duke ndjekur hapat e babait që ishte menaxher banke, dhe u shpërngul në Hamburg të Gjermanisë dhe pastaj në Francë për tu rikthyer më pas në Londër.

Gjatë kohës së tij ai ishte shumë i shqetësuar për partinë naziste në Gjermani, e cila po merrte popullaritet gjithnjë e më shumë.

Më 1939, në qka supozohet të ishte një pushim skijimi në Zvicër, Winton u bind nga shoku i tij, Martin Blake, ta vizitojë atë në Pragë të Çekisë dhe të ndihmojë refugjatët që të iknin nga forcat e Adolf Hitlerit.

Winton pranoi dhe u ndikua shumë nga ajo që pa. Tashmë mijëra refugjatë ishin detyruar ta linin Sudeten që ishte zonë Çekosllovake nën kontrollin Gjerman. Winton më pas kishte rrëfyer për BBC:

Detyra ishte shumë e rëndë, por un duhej të bëja diçka!

Iniciativa të ngjashme për ti transportuar fëmijët drejt perendimit ishin organizuar gjithandej, por jo në Pragë.

Winton krijoi një zyre në hotelin ku po qëndronte në Sheshin e Venecias në mënyrë që të organizonte punën e tij drejt shpëtimit të këtyre fëmijëve. Britania tashmë kishte pranuar që nga Nëntori, 1938 të lejojë refugjatët nën moshën 17 vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar, nese ata kishin një vend për të qëndruar dhe një garancion prej 50 funtesh të paguar për kthimin eventual të tyre në shtetin amë.

Përgjatë Marsit dhe Gushtit 1939, Winton punoj parreshtur dhe palodhur për të transportuar fëmijët nga Praga në Angli në njërën anë, dhe në anën tjetër të mbajë punën e tij si agjent burse. Ai kishte bëre reklama në gazetat dhe kishat Angleze për të mbledhur fonde për transportin dhe logjistikën e misionit të tij.

Në total ai arriti të shpëtojë 669 fëmijë para se lufta të niste zyrtarisht më 1939. Prindërit e shumë prej këtyre fëmijëve vdiqën në kampin e përqendrimit nazist në Auschwitz. Pasi erdhi në Angli, nëna e Wintonit i ndihmoi ati që të gjenin shtëpi për fëmijët.

Fatkeqsisht, pas shpërthimit të luftës, grupi i fundit prej 250 fëmijëve, që ishte menduar të niseshin nga Praga me 1 Shtator 1939, nuk mundi të nisej dhe vetëm 2 nga grupi do të mbijetonin luftën e tmerrshme.

Winton u dekorua me medaljen më të lartë të meritave nga Republika Çeke. Ndërsa më 1988 ai u ftua në një emision në televizionin BBC në programin “Kjo është jeta”. E gjithë vepra e tij u shfaq në ekran atë ditë, dhe mundi i tij u vlerësua.

Moderatorja e emisionit, Esther Rantzen, pasi i zbuloi Wintonit, se ai ishte ulur afër Vera Gissing, një nga fëmijët që ai kishte shpëtuar, pyeti audiencën;

A është dikush këtu sot, i cili i ka borxh jetën Nicholas Wintonit? Nese po, ju lus të ngriteni në këmbë.

Me dhjetra njerëz nga audienca u ngritën në këmbë, duke aplauduar Wintonin. Ata ishin të gjithë fëmijët qe Winton i kishte shpëtuar në Pragë.

Winton u ngrit duke buzëqeshur dhe duke fshirë lotët nga sytë.

Nicholas Winton u emërua me titullin Kalorës nga Mbretëresha Elizabeth II në vitin 2003. Ai vdiq në moshën 106 vjeçare me 1 Korrik 2015 duke lënë pas tre fëmijë.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Lajm i gëzueshëm për pensionistët, nga 2019 do të përfitojnë rritje të pensionit 15-20%

Tjetra

Bie vinçi! Tre punëtorë të Bechtelit pësojnë lëndime duke punuar në autostradën "Arben Xhaferri"

TË FUNDIT NGA RUBRIKA

Gjin Bue Shpata

Gjin Bue Shpata (- vdiq më 1399) ishte fisnik shqiptar i derës së Shpatajve i cili

Hamza Kastrioti

Hamza Kastrioti ishte një fisnik shqiptar i shekullit të 15-të. Ai ishte nipi (djali i vellaut-Stanisha)

Zognush Pasha

Origjina e tij është ende e panjohur mire,por shumica e studiuesve e permendin me prejardhje Arberore.