Ka filluar numërimi i votave me kusht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Fillimisht janë duke u numëruar votat me kusht nga Gjilani dhe Gjakova.
Më pas do të numërohen votat nga Istogu, Kaçaniku, Klina, Kamenica, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Suhareka, Ferizaj, Vushtrria, Malisheva dhe Kllokoti, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, rinumërimi sipas vendimeve të PZAP-it, në Prishtinë, Prizren, Dragash dhe Rahovec, do të fillojë pas kompletimit të numërimit të votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës.