fbpx

Nis numërimi i votave për Dragash e Rahovec, pas tyre Prizreni dhe Prishtina

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, ka filluar rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit.

KQZ ka bërë të ditur se, pastaj do të filloi numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna.

“Pas përmbylljes së këtyre dy komunave, do të fillojmë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit. Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat”, njoftoi KQZ.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Publikohet një dokument sekret në Serbi që flet për sëmundjet e Millosheviqit

Tjetra

Sot mësohen emrat e kryetarëve të Prishtinës, Prizrenit, Rahovecit e Dragashit

TË FUNDIT NGA RUBRIKA