fbpx

Një ditë para procedimit të Demarkacionit në Kuvend, Qeveria e vendit mblidhet në Hajvali

//
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Kosovës do të zhvillojnë një takim të përbashkët, në natën e së dielës.

Por, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, dhe vartësit e tij, nuk do të mblidhen në vendin e tyre të punës, në ndërtesën e Qeverisë.

Kryeministri, zëvendëskryeministrat e ministrat e qeverisë kosovare do të darkojnë bashkë, në rezidencën e zëvendësit të parë të Haradinajt, Behgjet Pacolli.

Qeveritarët e vendit do të bëhen bashkë në periferi të Prishtinës, në Hajvali, një ditë para se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ta procedojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Nuk dihet nëse në këtë takim do të bisedohet për demarkacionin dhe temat e tjera të rëndësishme në vend.

Megjithatë, Kabineti i Kryeministrit ka bërë të ditur se takimi i qeveritarëve të vendit, në shtëpinë e Pacollit, do të jetë joformal.

Ditë më parë, nikoqiri i darkës së sotme, zëvendëskryeministri i parë, Pacolli, deklaroi se ka mbetur pak kohë për ratifikim të demarkacionit me Malin e Zi.

Në të kundërtën, sipas tij, këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

E nëse nuk do të ketë lëvizje të lirë për qytetarët, Pacolli ka paralajmëruar largimin e tij nga Qeveria.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Lista Srpska thonë se nuk e kanë prioritet demarkacionin

Tjetra

Në shtëpinë e Pacollit liderët pajtohen që ta kalojnë Demarkacionin

TË FUNDIT NGA RUBRIKA