fbpx

Nora Gjakova e artë në Abu Dhabi, Kosovarja mposhtë xhudisten Ruse në finale

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Abu Dhabi.

Ka ardhur medalja e parë e artë për Kosovën në Grand Slamin, i cili po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Është xhudistja pejane, Nora Gjakova, e cila ka triumfuar në finale dhe ka fituar medaljen e artë.

Fitorja e Nora Gjakovës erdhi me një ippon maestral, për më pak se një minutë ndaj ruses Anastasia Konkina.

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova, triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kjo fitore shkon edhe në të mirë të ranglistës së Kosovës, pasi ajo ka fituar edhe 1 mijë pikë Olimpike.

Ndryshe, më herët medalje të argjendtë në këtë Grand Slam të Abu Dhabit fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

A njihni trimin në foto

Tjetra

Nga viti 2019, Gjermania do të hap dyert për më shumë se 1 milionë punëtorë nga vendet e Ballkanit

TË FUNDIT NGA RUBRIKA