fbpx

Nuk ka liberalizim të vizave sivjet, pohojnë institucionet

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Institucionet e vendit sot e pranuan se Kosovës nuk do t’i jepet liberalizimi i vizave sivjet, pasi që për këtë nuk i kanë as votat në Këshillin e Ministrave të BE-së.

Dyshimeve që kosovarët të përfitojnë këtë vit liberalizimin e vizave, duket tu ketë dhënë fund, vetë ministrja e integrimeve, Dhurata Hoxha, raporton RTV Dukagjini.

Në një deklaratë për media minsitrja Hoxha tha se nëse nuk sigurohen votat e mjaftueshme pro liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së, atëherë votimi i paraparë në fillim të dhjetorit të këtij viti mund të shtyhet derisa të sigurohet shumica e nevojshme.

Për njohësin e integrimeve evropiane, Taulant Kryeziu, deklaratat e zyrtarëve qeveritarë kanë ndryshuar pas vizitës së një delegacioni nga BE për vizat.

“Ata (politikanët) kanë argumentuar dhe mbështetur qëndrimin se deri në fund të këtij viti qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza. Ndryshimi i diskursit të tyre publik ka filluar nga vizita e fundit e COWEB në Kosovë, dhe tani patëm qëndrimin e fundit të përfaqësuesit të CDU-së, i cili e bëri e të qartë se të gjithë ata që prognozojnë që viti 2018 do të jetë vit i lëvizjes së lirë e kanë gabim”, tha Taulant Kryeziu nga instituti EPIK.

Ai shtoi se tendenca e fundit e qeverisë që fajin për mosliberalizim t’ia lë BE-së është e pafalshme, ngase ajo asnjëherë nuk ka dhënë datë se kur mund të ketë heqje të vizave.

Tendeca e fundit e përfaqësuesve të qeverisë për të goditur dhe lënë fajin te Bashkimi Evropian, sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, është e pafalshme, e gabueshme, e papranueshme, duke ditur se BE-ja si partneri ynë strategjik, asnjëherë nuk ka përmend datë se kur do të liberalizohen vizat

, deklaroi Kryeziu.

Sipas tij, ndikimi i sistemit të drejtësisë nga politika, mos luftimi i korrupsionit në nivel të lartë, janë shembuj që nuk kanë bindur shtetet e BE-së , që të japin dritën e gjelbër për kosovarët.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Presidenti Thaçi distancohet nga veprimet e vëllaut të tij

Tjetra

Buzhala shprehet publikisht se ka presione nga Presidenti Thaçi, kërkon ndihmë nga deputetët dhe ambasadat

TË FUNDIT NGA RUBRIKA