fbpx

Osmani godet Hotin dhe partitë e koalicionit për ligjin anti-covid: Turp

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar ashpër qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti dhe partitë që janë pjesë e koalicionit për shkak të mos procedimit të ligjit anti-covid.

Ajo thotë se bllokimi i një ligjit të tillë nga qeveria dhe partitë e koalicionit është një turp i vërtetë, derisa ka përmendur numrin e madh të vdekjeve në Infektivë vetëm gjatë ditës së djeshme.

“8 njerëz kanë vdekur vetëm dje shkaku i COVID-19. Akoma, qeveria e Kosovës dhe shumica e partive të koalicioni po e bllokojnë ligjin anti-covid, i cili do të mundësonte zbatimin e duhur dhe të ligjshëm të masave anti-covid. E turpshme”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Nga qeveria e Kosovës kanë thënë se në legjislaturën ekzistuese ka mjaftueshëm mekanizma për luftimin e pandemisë dhe se është ia panevojshëm ligji i propozuar nga kryetarja e Kuvendit.

Neogazeta
Shperndarje
Lajmi paraprak

Karikatura me Thaçin dhe Surroin — OVL e UÇK’së: Nuk është vepër e jona

Lajmi tjetër

Ismail Kadare për Rugovën: Unë gabova, ai më fali

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA