fbpx

Osmani përplaset në seancë: E quajnë kryetare pa parti

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi, ka reaguar ndaj kryepalamentares Vjosa Osmani, që në Kuvend të Kosovës iu referua të njëjtës si deputete pa grup parlamentar.

“Deputete me grup, jam Arbëreshë Krasniqi. Deputete nga radhët e Nismës, tash nuk e di a jeni LDK, a qysh me ja bo kësaj pune. Mujte me thanë me emër dhe mbiemër, nëse po të pengon emri i Nismës”, ka thënë deputetja Krasniqi.

Megjithatë, Vjosa Osmani është arsyetuar se iu referohet në këtë mënyrë pasi që kështu thonë rregullat e Kuvendit.

“Zonja deputete ekzistojnë disa rregulla. Është çështje për qytetarët me e vlerësu kush ku është”, ka thënë Osmani.

“Nuk është çështje për ty, pa stres pa komplekse”, ka shtuar deputetja.

Kësaj deklarate të deputetes iu është përgjigjur Osmani.

“Jo, stres keni ju që s’po mundeni me u bo me grup”, ka thënë kryeparlamentarja.

Deputetja e Nismës e ka quajtur Osmanin kryetare të Kuvendit pa parti, duke thënë se tash e disa herë po diskutohet kjo çështje.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Vjosa Osmani i shkruan Trendafilovas rreth Speciales

Tjetra

Mustafa për vizitën e Grenellit: Amerikanët janë të gatshëm ta mbështesin marrëveshjen në mënyrë konkrete

TË FUNDIT NGA RUBRIKA