fbpx

Pamje ekskluzive të ekstremistit Grek që qëlloi drejtë RENEAS me kallashnikov

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Pamje ekskluzive shfaqin momentin kur ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa hapi zjarr mbi efektivët e policisë së Gjirokastrës mesditën e djeshme.

Pamjet janë siguruar nga gazetari i Report Tv, Artan Hoxha. Videoja është filmuar nga brenda lokalit të fshatit Bularat.

Nga pamjet duket ekstremisti grek i veshur me uniformë ushtarake dhe që qëllon në drejtim të automjetit ku është vendosur patrulla e policisë së Gjirokastrës.

Pra, Kaçifa nuk ka qëlluar në ajër, por në drejtim të policisë, ndërsa janë terrorizuar edhe banorët. Një tjetër detaj interesant lidhet edhe me armën që greku përdori në ngjarjen e djeshme.

Ajo është një automatik i modifikuar me dylbi, që ka brenda shënjestrën olografike, e cila është një pajisje ushtarake që e përdor edhe NATO.

Modifikimi i automatikut që përmirëson shënjestrën tregon se asgjë nuk ka qenë rastësore dhe se ushtari grek ka qenë i përgatitur më parë për gjithçka.

Ndërkohë pamjet rrëzojnë pretendimin se historia nisi për flamujt grekë që ishin vendosur në fshatin Bularat, pasi ushtari shfaqet në pamje me armë në dorë dhe jo me flamuj.

Video: Artan Hoxha/facebook

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Presidenti Thaçi i reagon Vuçiqit i cili tha se ka hequr flamurin e Kosovës në Turqi: Krrokat sa të duash!

Tjetra

Glauk Konjufca: Nuk di qysh mundet me flejt dikush që i ka mashtruar 900 qytetarë për viza, Milaim Zeka: Glauk, ti je hajvan dhe budalla

TË FUNDIT NGA RUBRIKA