fbpx

Paralajmërimi final i Ramush Haradinaj: Nuk është mirë të largohet taksa

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka shfrytëzuar rastin në një pritje që të shtrëngojë duart me kryeministrin e ri, Albin Kurti, dhe ta porosisë që mos ta largojë taksën.

“Taksa nuk është mirë të largohet”, është dëgjuar Haradinaj t’i thotë Kurtit.

Ata janë takuar në shënimin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë.

Kryeministri Kurti ka thënë se kjo taksë do të hiqet pjesërisht nga data 15 mars.

Këtë ia ka thënë edhe ish-kryeministrit që e vendosi këtë masë.

“Nuk po e largojmë krejtësisht taksën”, është shprehur ai.

Ambasada e Bullgarisë në Prishtinë ka organizuar sonte pritje me rastin e shënimit të 3 Marsit- Ditës Kombëtare të këtij vendi.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Thaçi: Askush nuk është pronar i Kuvendit, nëse nuk më mundësohet raportimi do të mbajë konferencë për media

Tjetra

Ramush Haradinaj për arkivolin para Qeverisë: Ishte aksion me mesazh

TË FUNDIT NGA RUBRIKA